Përshkrimi i produktit
Trajtimi më i fundit i linjës Rilastil për trajtimin e celulitit dhe parregullsive të krijuara prej tij.
Absorbohet lehtësisht dhe plotësisht nga lëkura dhe i jep asaj një ndjesi freskie.
Në sajë të përbërësve të tij ka veti të pakësojë lipogjenezën, të rrisë lipolizën dhe të nxisë metabolizmin qelizor.
Iodotrati® , Zedomina-2®, lipozomet vegjetale të bimës Horse-Chestnut i japin këtij kremi vetinë të përmirësojë mikroqarkullimin dhe të drenojë lëngjet e tepërta.
DNA e natriumit rrit elasticitetin e lëkurës dhe e zbut atë.
Lëkura rimodelohet dhe bëhet më e hidratuar se më parë.
Testuar dermatologjikisht dhe mikrobiologjikisht.
Testuar për nikel, krom, kobalt, mërkur dhe paladium.
Hipoalergjik.
Pa parabene, pa kafeinë, pa retinol, pa bioflavonoide dhe pa derivate të grurit.
Përdorimi
Aplikohet çdo mëngjes në lëkurë dhe masazhohet derisa të absorbohet plotësisht nga lëkura.
Sasia: 250 ml
Megapharm Ltd është një nga shpërndarësit kryesorë farmaceutikë shqiptarë. Ne jemi një kompani private e cila merret me importin dhe shpërndarjen e ilaçeve, kozmetikës dhe mallrave të klientëve të sektorit të shëndetësisë, në të gjithë Shqipërinë.
Please select a template first