Qëllimi i Megapharm-ës është jo vetëm të zgjerojë portofolin e kompanive partnere duke ofruar një gamë sa më të plotë dhe cilësore medikamentesh në tregun shqiptar, por edhe të garantojë përdorim të përshtatshëm dhe të sigurt të këtyre barnave.
Profesionistët tanë të Farmakovigjilencës dhe të Shërbimit Rregullator kanë detyrë të vlerësojnë lidhjen shkakësore midis ekspozimit ndaj një medikamenti të ri dhe shfaqjes së një efekti të padëshiruar. Ata njohin mirë legjislacionin shqiptar dhe atë europian për sigurinë e barnave dhe
japin mbështetjen e tyre për aplikimin e liçencave të reja.
Shërbimi rregullator kujdeset edhe për regjistrimin e autorizimit për tregëtim të barnave të reja, riregjistrimin në bazë të afateve të përcaktuara në rregulloren e AKBPN-së dhe variacionet e ndryshme.
Raportimi i problemit
Nëse ju kontaktoni Megapharm-ën në lidhje me përvojën tuaj gjatë përdorimit të një prej produkteve tona, ne mund ta përdorim informacionin që ju keni sjellë për të raportuar pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore siç është e përcaktuar në ligj. Ne gjithashtu mund ta përdorim informacionin për të kontaktuar mjekun i cili e ka përshkruar medikamentin për të ndjekur efektin e padëshirueshëm që ka lidhje me përdorimin e produktit tonë.
Megapharm Ltd është një nga shpërndarësit kryesorë farmaceutikë shqiptarë. Ne jemi një kompani private e cila merret me importin dhe shpërndarjen e ilaçeve, kozmetikës dhe mallrave të klientëve të sektorit të shëndetësisë, në të gjithë Shqipërinë.
Please select a template first