Megapharm është një nga importuesit dhe distributorët kryesorë në vend me një ekperiencë prej më shumë se 25 vitesh në treg.
Gjatë kësaj periudhe, ne kemi ngritur një strukturë efikase profesionistësh, e cila mbulon të gjitha hallkat e zinxhirit, që nga regjistrimi i produkteve farmaceutike, importi i tyre, menaxhimi, shpërndarja, monitorimi i standardeve të cilësisë e deri tek pacienti.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të marketingut. Përfaqësuesit mjekësorë dhe agjentët e shitjes janë në kontakt të përditshëm me personelin shëndetësor dhe farmacitë, duke u qëndruar gjithnjë pranë klientëve dhe duke u dhënë përgjigje të shpejtë kërkesave të tyre. Studimi i tregut dhe strategjitë e ndryshme të marketingut na japin mundësinë që t’i ofrojmë klientit alternativën më të mirë të mundshme.
Megapharm është angazhuar edhe në marketingun digjital nëpërmjet rrjeteve sociale, falë të cilave synon t’i qëndrojë pranë klientit dhe partnerëve, duke ofruar informacion të përditësuar mbi produktet tona nëpërmjet teknologjive bashkëkohore.