Themeluar në vitin 1994 me kapital privat, Megapharm Sh.p.k. (“Megapharm”) është kompania e parë farmaceutike në Republikën e Shqipërisë.
Megapharm është e specializuar në import, eksport, shpërndarje, si edhe në shitjen me shumicë dhe pakicë të medikamenteve, shtesave ushqimore, pajisjeve mjekësore dhe produkteve dermo-kozmetike.
Çelsi i suksesit i Megapharm-ës është gërshetimi i cilësisë me dijen. Bashkëpunimi me kompanitë më prestigjioze farmaceutike në tregun ndërkombëtar kombinuar me një ekip ekspertësh të specializuar në fusha të ndryshme, u jep përgjigje profesionale kërkesave të një tregu farmaceutik dinamik dhe gjithnjë në zhvillim.
Shpërndarja e shpejtë dhe efikase në të gjithë territorin përbën një kriter
themelor për furnizimin e më shumë se 850 farmacive, ose rreth 70% të
tregut të vendit.
Megapharm ka hyrë edhe në tregun e shitjes me pakicë si aksioner kryesor
i rrjetit të farmacive “Orange Farmaci”.
Gjatë historisë tonë kemi ecur me hapa të shpejtë dhe të sigurt duke rritur performancën dhe shërbimin. Me këmbëngulje për standard dhe cilësi të lartë, kemi dhënë një kontribut të prekshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar.
Për ne pacienti është në qendër të vëmendjes dhe angazhimit tonë profesional. Megapharm kujdeset të perfshijë në portofolin e saj produkte me standarde të larta, konform legjislacionit të Bashkimit Europian.
Falë bashkepunimit të ngushtë me klientët dhe partnerët, si edhe përkushtimit dhe pasionit, perpiqemi te sjellim vazhdimisht vlerat tona më të mira në shërbim të shëndetit të pacientit.
Megapharm drejt një të ardhmeje të sukseshme.
Ofrojmë shërbim cilësor si rezultat i përkushtimit, integritetit, kujdesit ndaj pacientit, edukimit në vazhdim dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë.
Jemi krenarë për historinë tonë të suksesshme dhe njëkohësisht kërkojmë sfida të reja për të përmirësuar më tej shërbimet tona .
Çdo ditë ne përpiqemi të forcojmë pozicionin tonë udhëheqës në tregun shqiptar për të qenë zgjedhja e parë jo vetëm për klientët, por edhe për bashkëpunëtorët tanë.
Megapharm përbëhet nga një staf dinamik prej 70 punonjësish. Jemi të përkushtuar në ruajtjen e një mjedisi pune, ku secili të ketë mundësi të rrisë performancën e vet individuale dhe bashkëpunimin në grup.
Bashkërisht jemi kontribues në historinë e suksesit të Megapharm-ës, falë dedikimit, kreativitetit, përgjegjshmërisë dhe etikës profesionale. Ekipi ynë përbëhet nga punonjës të të gjitha gjeneratave. Ne inkurajojmë iniciativën dhe zhvillimin e ideve të reja e më pas përpiqemi t’i zbatojmë ato në projekte, që ofrojnë më shumë mundësi biznesi.
Kompania jonë beson tek vlerat dhe kontributi i gruas në shoqëri, prandaj edhe ka promovuar shumë prej tyre në pozicione drejtuese.
Megapharm Ltd është një nga shpërndarësit kryesorë farmaceutikë shqiptarë. Ne jemi një kompani private e cila merret me importin dhe shpërndarjen e ilaçeve, kozmetikës dhe mallrave të klientëve të sektorit të shëndetësisë, në të gjithë Shqipërinë.
Copyright Megapharm 2020. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Design By ORTIKON